Zyrtari policor në Ferizaj përfshihet në një konflikt në restorant “Adriatiku”, vringëllin armën

Një zyrtar policor po dyshohet se është i përfshirë në një konflikt që ndodhi mbrëmë pas mesnatës në restorantin “Adriatiku”. Polici i dyshuar bashkë me disa persona të tjerë, po dyshohen se kanë pasur mosmarrëveshje, për çka intervenoi Policia, por që iu doli punë edhe me kolegun e tyre.

Siç merr vesh Sinjali, pasi rasti u denoncua, njësitë policore zbarkuan në vendin e ngjarjes, ku ndodhej edhe zyrtari policor i dyshuar dhe dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve të para, polici dyshohet se ka vringëlluar armën e madje edhe e ka kanosur njërin nga zyrtarët policorë që ndërhynë për ta vënë situatën nën kontroll.

Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast mes tjerash është kontrolluar vetura e zyrtarit policor, ku është gjetur arma zyrtare me karikator, si dhe rreth 20 fishekë që dyshohet se i mbante ilegalisht.

Lidhur me rastin, të njëjtat burime kanë bërë me dije se është vënë në dijeni Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Policia shpall në kërkim këtë person