Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo dalje publike.

Mirëpo, më pak janë ato personalitete që marrin vendimin të ndajnë me publikun imazhe të tyre pa ndërhyrje estetike apo grimi.

Anita Haradinaj, e njohur për rolin e saj si moderatore dhe opinoniste në “Big Brother VIP Kosova”, është një nga ato figura që shquhet për guximin dhe natyralitetin e saj.

Ajo nuk ka ngurruar të shfaqet pa makijazh, duke vënë në pah bukurinë e saj të qetë e të pastër natyrale.

Së fundmi, një sallon bukurie ku Anita është rregulluar ka publikuar një video ku bëhet e qartë dallimi para dhe pas aplikimit të grimit.

Në këtë video, ndryshimi nuk është tejet i theksuar, duke na lënë të kuptojmë se Anita posedon një bukuri të lindur e cila nuk ka nevojë për ndërhyrje të mëtejshme për të shkëlqyer.

Publikimi i videos ka marrë vëmendje nga fansat dhe ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të komentojnë dhe të vlerësojnë guximin e saj për të ndarë një imazh kaq personal dhe autentik.

Lexo edhe:  Miss Shqipëria 2024, kjo është vajza që “rrëmbeu” kurorën e më të bukurës shqiptare