Për 1 Maj ndihmohen 30 familje me pako ushqimore në Vushtrri

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majit, Shoqata “Bereqeti” në Vushtrri ka ndihmuar 30 familje me pako ushqimore.

Pako ushqimore u janë shpërndarë në Xhaminë “Gazi Ali Begh” familjeve me gjendje të rënduar ekonomike nga komuna e Vushtrrisë.

“Sot në ditën e puntorëve më 01.05.2024 shoqata “Bereqeti” dega në Vushtrri ka shpërndarë 30 pako ushqimore për 30 familje në komunën e Vushtrrisë.” njofton Shoqata ‘Bereqeti’.

Lexo edhe:  Po "vlon" droga në burgun e Dubravës, ky është i burgosuri që u kap me "mall"