I riu në Gjakovë ushtron dhunë ndaj gruas, viktima rrëfen në Polici se vazhdimisht e ka keqtrajtuar

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje në fshatin Nivokaz në Gjakovë, ku një 27-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari ka psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar shqetësim e frikë..

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se raste të tilla kanë ndodhur sistematikisht në familjen e tyre.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Mehaj: Pas shpëtimit të fëmijës 2 vjeç, FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën nga rrënojat