Po kthehej me burrin nga Zvicra, kjo është gruaja nga Lipjani që vdiq teksa aeroplani po ateronte

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar pësoi infarkt dhe fatkeqësisht vdiq. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’, raporton Gazeta Sinjali.

E ndjera ishte duke u kthyer me bashkëshortin e saj nga Zvicra, ku kishin shkuar për vizitë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Hajrije Alia, 75-vjeçare, nga fshati Gadime e Ulët në Lipjan.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se moshuara pësoi infarkt derisa aeroplani po ateronte, por që asnjëri prej udhëtarëve nuk u lejua nga stafi që për t’ia dhënë ndihmën e parë. I mllefosur, sinjalizuesi tha se u deshën të presin ekipin e mjekëve derisa intervenuan.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se  viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar  në arritje nga Zvicra,  i është keqësuar gjendja shëndetësore  dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Lexo edhe:  Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për ngacmim seksual