Tentim vrasja, i caktohet një muaj paraburgim të dyshuarit nga Prishtina që u përfshi në sherr me grupin e Ferizajt

Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj janë duke e hetuar rastin e plagosjes që ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në rrugën “Shan Gashi” në Ferizaj.

Disa persona janë cak i hetimit, teksa i dyshuari që ishte në kërkim tashmë është dorëzuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se Arianit Duriqi, (31-vjeçar) nga Prishtina është paraqitur në Polici dhe më pas është intervistuar lidhur me motivin dhe rrethanat e tjera të rastit.

Të njëjtit sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Lidhur me këtë rast po hetohen edhe të dyshuarit Getuar Hajdari, Elvin Hyseni, dhe Shkëlqim Grainca.

Ndryshe, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lexo edhe:  Linda Halimi: Burri im e di që i pëlqej femrat, kam pasur një të dashur bukuroshe nga Prishtina