Aksident i rëndë në Strellc të Deçanit, kamioni përplaset me veturën dhe rrotullohet – 5 persona të lënduar

Një aksident i rëndë mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur këtë pasdite në Fshatin Strellc të Komunës së Deçanit.

Nga pamjet, shishet se si kamioni është rrotulluar ndërsa vetura është dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamion. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, theksoi Gashi

Lexo edhe:  Këta janë dy vëllezërit që sulmuan një zyrtar policor në Prishtinë, ndalohen për 48 orë