I veshur me të zeza, momenti kur i dyshuari vendos lëndën plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
Momenti i vendosjes së lëndës plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj nga një person i paidentifikuar është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Një person i maskuar dallohet teksa i afrohet banesës në këmbë, hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani tre persona.