Fondacioni për mbrojtjen e Hashim Thaçit kërkon ndihmën tuaj financiare
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, kanë njoftuar se kërkojnë mbështetje financiare që i mundëson ish-presidentit Thaçi mbrojtje juridike.
“Në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë në Hagë, Hashim Thaçit i duhet përkrahja juaj! Ndihmoni edhe ju për t’i siguruar mbështetje financiare që i mundëson mbrojtje të mirëfilltë juridike”, thuhet në postimin e fundit.
Fondacioni ka tashmë llogarinë e tij zyrtare.
Numrat dhe kodet janë si më poshtë:
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX
Nr. Llogarisë: 1401000001722802
IBAN: XK051401000001722802.