Pa rrymë, pikon uji- Gjendje e tmerrshme në qendrën e votimit në Koshtovë të Leposaviqit
Mediat kanë publikuar pamje që paraqesin një kontinier që është qendër votimi në Koshtovë të Leposaviqit në gjendje të mjerueshme.
Nga pamjet e publikuara nga RTK’ja, shihet se ky kontinier është përfshirë nga uji. Siç raporton ky medium, aty nuk ka ngrohëse për komisionerët e as rrymë, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë qendër votimi s’është paraqitur asnjë votues.
Në këtë vendvotim janë publikuar edhe pamje nga RTV Dukagjini ku komisionerë e mbikëqyrës janë parë duke ndezur zjarr për t’u ngrohur.