Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para dhe e dorëzon në polici

Me datën 20.04.2024 qytetari nga Ferizaj z. A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A.Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Lexo edhe:  I riu në Istog e rrah të fejuarën veç pse deshi t’i rregullojë thonjtë, përfundon në Polici