Xhelal Sveçla, ministri milioner i Qeverisë Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Veç një shtëpi e një lokal që i ka në pronësi të përbashkët, e bëjnë milioner ministrin e Qeverisë Kurti

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi të trashëguar nga prindi në vlerë 600 mijë eurove dhe po ashtu edhe një lokal të trashëguar nga prindi, në vlerë të 650 mijë eurove.

Ai ka deklaruar gjithashtu se është aksionar 100 për qind në biznesin “Dhomi”, dhe 50 për qind me bashkëshorten e tij, në “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë euro.

Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar 762 euro kursime në një bankë në Kosovë dhe mbi një mijë e 500 në një tjetër.

Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se merr pagë vjetore 16 mijë e 600 uro, ndërsa mëditje, gjatë vitit 2023 ka marrë rreth dy mijë e 280 euro.

Lexo edhe:  Haradinaj: Kurtit po i rrëshqet toka nën këmbë