Aksion në Podujevë: Arrestohet një person i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm në Podujevë, që rezultoi me arrestimin e një personi, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar Policia dhe ka bërë me dije se i dyshuari që u kap ka qenë i dënuar me disa vjet burgim.
“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati;
·B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh.”