“Më ka rrah para fëmijëve”, gruaja e drejtorit të lartë në Polici e denoncon burrin për dhunë

Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës Riza Murati, po akuzohet nga gruaja e tij për dhunë në familje. Znj. F. Murati në një rrëfim tronditës ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj.

Më ka rrahë para fëmijëve”, “Më ka kërcënu me vrasje dhe zhdukje të gjurmeve”, “E kam lanë punën, e kami kë nga Kosova”, janë vetëm disa nga thekset kryesore të saj për Nacionale.

Vrasja e Eronës në Ferizaj dhe e Xhulietës në Pejë, brenda pak ditëve, të dyja viktima të burrave të tyre ka thënë ta ketë shtyrë znj. F, që rastin e saj ta rrëfej para mediave, duke shtuar se ka qenë e frikësuar se fati i Eronës e Xhulietës mund t’a priste edhe atë.

Autoriteti dhe pushteti i burrit të saj, si Drejtor policie ka qenë pengesë e vazhdueshme që ky rast të marr epilog, është shprehur znj.F.

Një muaj kam qenë e vetme duke e kërku të drejtën time, duke mos marrë përgjigje për shkak se i njejti ka lidhje. Më ka thënë kam inspektorë, kam prokurorë” – thotë ajo.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar urdhërin mbrojtës znj.F. Pra, gjykata kishte urdhëruar që ajo të mbrohej nga burri i saj.

Në Aktvendimin thuhet: “Urdhërohet pala përgjegjëse Riza Murati nga Mitrovca, që të ndërpresë dhe të mos përsërisë asnjë veprim të dhunshëm ndaj palës së mbrojtur”. Tutje aty i ndalohet të njejtit t’i afrohet më shumë se 50 metra në ambiente publike si dhe 100 metra nga vendbanimi i saj.

Madje në aktvendimin e gjykatës ekziston edhe një urdhër ndaj Stacionin policorë në Mitrovicë, që palën e mbrojtur ta shoqëroj me qëllim të mbrojtjes gjatë marrjes së gjërave personale në shtëpinë e palës përgjegjëse, pra nga shtëpij e Riza Muratit.

Lexo edhe:  Dështojnë negociatat në Leposaviq, ky është vendimi i protestuesve

Paradoksalisht në kryje të këtyre njësiteve është pikërisht “pala përgjegjëse” për këtë rast, pra Riza Murati.

Nacionale ka kontaktuar z.Riza Murati për t’a pyetur në lidhje me këtë rast. I njëjti por sa ka dëgjuar pyetjen, e ka mbyllur telefonin.