Lirohen kosovarët e ndaluar në Serbi

Janë liruar kosovarët të cilët janë ndaluar për më shumë se 17 orë në pikë kalimet kufitare Serbi – Kroaci dhe Serbi – Hungari.

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

Lexo edhe:  Klienti i hedh kafen punëtores sepse iu duk e shtrenjtë, 23-vjeçarja i thyen xhamin e makinës me çekiç