Vrasja e gruas në Pejë, kërkohet paraburgim për Edmond Lajçin

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të mërkurën në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimim”, tha Nikçi.

Lexo edhe:  Pati mosmarrëveshje me vajzën e saj në shkollë, gruaja në Fushë Kosovë rrah keq të miturën e bën për spital