Burri që e privoi nga jeta bashkëshorten në Pejë ishte dënuar për dhunë në familje

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.

Ngjarja që ndodhi sot tronditi vendin. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë në banesën e tyre. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Madje, të njëjtat burime thonë se ai kishte qenë i dënuar për dhunë në familje në vitin 2021 dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënimi me 400 euro gjobë.

Lexo edhe:  Lajmëroi rastin e sulmit ndaj të moshuarës në Pejë, Prokuroria ndan mirënjohje për Kaltrina Zenelin