Daja i 21-vjeçares që u vra: T’i bashkojmë forcat si shoqëri e t’i ndihmojmë drejtësisë, s’durohet më kështu
Milazim Tahiri, daja i 21-vjeçares Erona Cokli e cila u vra pasditen e së premtes në Ferizaj, tha në një marsh protestues që u mbajt sot në këtë qytet se shoqëria duhet ta ndihmojë drejtësinë.
Tahiri tha se dëshiron që “gjákû i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”.
Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai i mitur i 21-vjeçarë së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.