Irani nis sulmin ndaj Izraelit
Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.
CNN raporton duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
“Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.