I moshuari bie në një kanal në Prizren, intervenon Emergjenca

Një person i moshuar ka rënë sot aksidentalisht në një kanal të hapur në një rrugë të Prizrenit.

Siç raportohet, rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci”, teksa Emergjenca ka intervenuar në vendin e ngjarjes.

Akoma nuk dihet nëse i moshuari ka pësuar lëndime serioze dhe cila është gjendja e tij.

Lexo edhe:  Presidentja Osmani e komenton puthjen live me Prindonin, gjatë një interviste televizive