Italia po përgatitet të dyfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Italia po përgatitet të dërgojë trupa shtesë në Kosovë. Aktualisht janë 850 ushtarë italianë në kuadër të KFOR në Kosovë dhe kjo shifër pritet të shkojë në 1 mijë e 550.

Ky është rezultati që vjen nga diskutimet e Gjeneralit italian, Francesko Figliuolo para Parlamentit të Italisë.

Ky i fundit drejton Komandën e Përbashkët të Operacioneve Përgjegjëse për të gjitha misionet e Italisë jashtë vendit.

Gjenerali i lartë theksoi se grupi shtesë i ushtarakëve Italian ka qenë prej disa kohësh në gatishmëri të hershme, që nga vera e kaluar të cilët do të përdoreshin për të menaxhuar demonstratat e dhunshme të minoritetit serb në veri të Kosovë.

Zyrtarë ushtarakë dhe parlamentar të Senatit italian theksojnë se lufta mund të shpërthejë në Bosnje, aty ku aktualisht Italia ka prezente 180 ushtarë.

Gjeneral Figliuolo njoftoi se “në enklavën ruse të Kaliningradit u përmbyll zyrtarisht angazhimi i sistemit të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketë të Italisë.

Ajo është një nga pesë bateritë ekzistuese, njëra prej të cilave aktualisht është e vendosur në Kuvajt.

Angazhimi italian vjen në kuadrin e dërgimit të afro tre mijë ushtarëve, një mijë e njëqind automjete tokësore, njëzet aeroplanë, një anije, për të forcuar krahun lindor të NATO-s, i cili gjendet në vijën më të ashpër të frontit me Rusinë.

Për herë të parë gjenerali dha të dhëna për stërvitjen e ushtrisë ukrainase të kryer nga instruktorët italianë të zhvilluar në Itali, në bazat belge, gjermane dhe polake.

Sipas gjeneralit Italian rreth 1420 ushtarë të Kievit janë trajnuar në Itali.

Lexo edhe:  Zhduken një vajzë dhe një djalë në Prizren, nëna e raporton rastin në polici