Vetura shkel një këmbësor në Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek stacioni i autobusve të Mitrovicës.

Një lexues ka dërguar pamje në “Jepi zë” nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura e cila ka goditur një këmbësor.

Në vendin e ngjarjes ende nuk ka dalur Policia e Kosovës.

Sipas raportuesit, ende nuk dihet për gjendjen e këmbësorit të lënduar ndërsa shumë qytetarë janë mbledhur për të ndihmuar të aksidentuarit./ Jepi zë

Lexo edhe:  Dy muaj pa paga: Takimi me Sindikatën pa rezultat, minatorët nuk kthehen në punë