Arrestohet Rron Gjinovci
Studentë e aktivistë bashkë të prirë nga Lëvizja Feministe Studentore, kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi.
Pas protestës disa orëshe, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e mbledhur.
Gjatë shpërndarjes siç raporton T7 është arrestuar edhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci.
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës (UP) ka nisur më 28 mars shqyrtimin për herë të parë të denoncimeve të paraqitura nga 27 studente për ngacmim seksual kundër profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi.