Zëdhënësi i Kurtit thotë se do ta padisë gazetarin Lirim Mehmetaj: Shpifi se babai im ka qenë polic i Serbisë
Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë Kurti, ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj për shpifje që babai i tij ka qenë polic i Sërbisë.
Ditë më parë, një një postim në profilin e tij, gazetari Mehmetaj e ka quajtur Kryeziun si “i biri i policit të Serbisë”.
Por, kësaj radhe Kryeziu thotë se nuk do ta injorojë Mehmetajn por me të njëjtin do të ballafaqohet në gjykatë.
“Fillimisht pata vendosur që ta injoroj. Por, jo edhe kësaj radhe. Kjo është të paktën hera e tretë që kryeredaktori i portalit Albanian Post, Lirim Mehmetaj përmes shpifjeve përpiqet që të njollosë emrin tim dhe të familjes sime”, thuhet në reagimin e Kryeziut.
Ai thotë se “përpjekjet për të sulmuar dhe njollosur familjen time mbi baza të shpifjes me qëllim linçimin publik, nuk janë normale dhe janë të papranueshme në demokraci”.