Vdes ish infermieria e njohur QKUK-së nga Mitrovica

Familja Qubreli nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.

Sot në moshn 69 vjeçare ka ndërruar jetë mitrovicasja, Mihrije Qubreli, shkruan Jepi zë.

E ndjera për shumë vite ishte infermierja kreysore në repartin për vesh, fyt dhe hundë në QKUK.

Ajo vetëm në vitin 2020 është pensionuar nga puna e rregullt ndërsa jetonte në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë vëllai i saj, Nysret Qubreli-Arapi.

Varrimi do të bëhet nesër në ora 13:00 me kohen e drekës në varrezat e fshatit Zhabar./ Jepi zë

Lexo edhe:  Vëllezërit Imeri nga Vushtrria, Gani dhe Naser Imeri, bashkë shokë tjerë vizitojnë ish drejtuesit e UÇK-së në Hagë