Ndahet nga jeta ikona e Ansamblit ‘Rugova’, Kapllan Nikqi

Është ndarë nga jeta ikona e Ansamblit “Rugova”, Kapllan Nikqi, raporton Gazeta Sinjali.

Nikqi ishte veteran i muzikës dhe valles folklorike.

Ai me zërin e tij dhe me pamjen prej një malësori, njihet si bartës i kulturës dhe traditës, duke qenë aktivist artistik në Ansamblin Folklorik Autokton ”Rugova”,

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë kolegët e tij në rrjetet sociale.

Lexo edhe:  Drenicasja Rreze Murtezaj bëhet mësuesja e parë nga Skënderaj në Danimarkë