Ish njësiti special i UÇK-së nën komandën e Bekim Shytit shtrojnë iftar në kullën e Oshlanit – mysafir ishte edhe gjenerali Rrahman Rama
Ish ushtarët e Njësisë Speciale të ZOSH që vepronin në Oshlan gjatë luftës, tani vazhdojnë takimet për data të ndryshme.
Ata i bashkojnë festat shtetërore e kombëtare por edhe ky Ramazan i bashkoi pasi në kullën e UÇK-ë në Oshlan shtruan iftar, shkruan Jepi zë
Si në luftë ashtu edhe në paqe bashkë me ish ushtarët qëndron Komandanti Bekim Shyti ndërsa mbrëmë ishte mysafir edhe ish komandantini Zonës Operative të Shalës, Rrahman Rama, shkruan Jepi zë
Ndonëse kanë kaluar 25 vite nga përfundimi i luftës, takimet e ish ushtarëve të Njësisë Speciale janë tradicionale dhe zakonisht bëhen në përkujtim të ndonjë date të rëndësishme për vendin tonë por edhe gjatë Ramadanit.
Njësia Speciale në Oshlan ishte njëra nga grupet më të përgatitura dhe më efektive gjatë luftës, ndërsa nga kjo njësi ra dshmor Adnan Shyti – Adi./ Jepi zë.