Lajm i hidhur për familjen mitrovicase Xhaka, ju vdes familjari i tyre Mustafë Xhaka

Familja mitrovicase Xhaka ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.

Sot në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë Mustafë Xhaka nga Mitrovica, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte edhe babai i martirit të rënë në luftë, Fatos Xhaka dhe vëlla i martirit tjetër që u flijua për lirinë vendit, Musli Xhaka.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tashmë të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Shipol me namazin e drekës në ora 13:00.

Lexo edhe:  Një grua kapet duke bërë sehire në Prishtinë, i spërkat veturat me ujë, e hedh edhe një simbol të çuditshëm