Tregon Naser Rafuna: Gresa Pallaska u largua nga seriali për çështje personale me një koleg

Ishte aluduar për prishjen e raporteve të aktorëve Naser Rafuna dhe Gresa Pallaska, të serialit “Çka ka shpija
Për herë të parë Naser Rafuna ka folur dhe ka sqaruar gjithçka, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë që ajo u largua për çështje personale me një koleg.

“Nuk e di. Ishim gjatë provave. Çështje personale me një koleg aty, jo me mua. Çështje personale mes kolegëve. Vendim i saj”, është shprehur Naseri.

Aktori është pyetur edhe nëse ajo ka gjasa që të kthehet prapë në serial.

“Nuk po merrem me atë punë”, është përgjigjur ai.

Gresa Pallaska ishte pjesë e këtij seriali mbi një dekadë

Lexo edhe:  Jori Delli sapo konfirmoi lidhjen e dashurisë me reperin italian