Zbulohet identiteti i hajnave që vodhën 20 mijë euro në Pejë, Policia i kap në afat rekord
Sot u raportua për vjedhjen e 20 mijë eurove nga vetura e pronarit të kompanisë ‘Termoteknika’ në Pejë. Çanta me para dyshohet se u vodh nga 3 persona të cilët Policia ka arritur t’i kap në afat rekord.
Burimet e Gazeta Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të arrestuarit janë Mërgim Arifajn, Enis Hasanramaj dhe Hamzë Alimusaj. Ky i fundit siç mëson Sinjali është punëtor i Hotelit King në Pejë.
Edhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë në këtë hotel, periudhë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, të cilët duke vepruar si grup morën 20 mijë eurot.
Pas arrestimit, Policia ka kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast te njëri prej tyre janë gjetur parat e vjedhura.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.