Vodhën një pjesë të kulmit të një shtëpie në Prishtinë, bien në prangat e Policisë dy hajna

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ka ndodhur edhe në një shtëpi në Prishtinë, ku disa persona kanë arritur të kryejnë vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vjedhja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit dhe është denoncuar nga pronarja e shtëpisë, e cila ka raportuar se hajnat kanë depërtuar brenda me forcë.

Sinjali mëson se të dyshuarit qe disa netë janë futur në shtëpi, ku dyshohet se kanë vjedhur pjesë të kulmit, pasi gjësende me vlerë nuk ka pasur.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që është arritur të identifikohen dy persona të dyshuar.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Organizohet protestë kundër Albin Kurtit pas disa ditësh