I përçmoi ish-krerët e UÇK-së, Mehmetaj e quan Petrovcin ‘bërllok’: Pranoi rolin e Car Llazarit kur serbët e refuzuan

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj një deklarate të aktorit Enver Petrovcit, i cili në një emision televiziv i ka bullizuar me një gjuhë fyese njerëzit e katundit më konkretisht ish-krerët e UÇK-së.

Mehmetaj madje ka zbuluar diçka interesante lidhur me një rol për mbretin Car Llazar, të cilin aktori Enver Petrovci e ka pranuar, e duke u refuzuar nga shumë aktorë serbë.

“Drejtori i teatrit të Nishit, meqë s’kishte opsione tjera, ia beson rolin Petrovcit, i cili e luan me krenari”, ka shkruar Mehmetaj.

Kurse, në një intervistë për revistën serbe NIN thotë: “Më parë, qytetarët ecnin në korso në Prishtinë në mes, dhe në anët e kundërta të rrugës, nga njëra anë fshatarët serbë dhe në anën tjetër fshatarët shqiptarë. Një rom nga qyteti ishte më i afërt për mua sesa një shqiptar nga fshati. Tani kjo ka ikur”.
“Po si po jeton tash”, e pyet gazetarja, tash që më nuk është ashtu siç ishte.
“Shume keq”, përgjigjet Petrovci.
Kaq për ketë bërllok.
A, pse ky është sot me Lëvizjen Vetëvendosje, këtë besoj tashmë s’ka nevojë ta sqarojmë”,
ka përfunduar reagimin Mehmetaj.

Lexo edhe:  Boksieri i peshave të rënda kosovar e mposht turkun, i afrohet majave të këtij sporti