Plas sherri mes çiftit në Deçan: Burri ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, i sulmon edhe policët

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Isniq të Deçanit, ku burrë e grua u kapën me njëri – tjetrin.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar fillimisht nga burri, i cili është ankuar për gruan e tij, por që doli se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj saj pas sherrit që plasi mes tyre.

Si rezultat i raportimit, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por që ka hasur në rezistencë për arrestimin e burrit 56-vjeçar, pasi i njëjti po dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Policia e ka vënë situatën nën kontroll, me ç’rast i dyshuari është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rast është iniciuar edhe ndaj bashkëshortes së tij.

Lexo edhe:  Informacion i rëndësishëm: Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?