Ky është i moshuari që u gjet pa shenja jete në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Dumnicë të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin.

Sinjali mëson se viktima është Ruzhdi Fejza, 81-vjeçar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ekipi mjekësor dhe Policia kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës, i cili sipas informacioneve të para dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.

Policia ka kryer ekzaminimet  e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa nuk dihen ende shkaqet që shtynë të ndjerin të bëjë këtë veprim.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Një punëtor merr lëndime pasi bie nga skelet në Rahovec, dërgohet me urgjencë në spital