54-vjeçari vdes në ashensor, Policia e Kosoves jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes së një 54-vjeçari në ashensorin e banesës, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, i ndjeri është gjetur në hapësirën e ashensorit në bodrumin e një banese.
Rasti ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.