Flet imami i xhamisë ku “Fero” thirri Ezanin: Ai nuk ka njohuri, erdhi sa për të incizuar

Para disa ditësh ish këngëtari i zhanrit Rap/hiphop, “Fero” thirri ezanin në një xhami të qytetit të Gjilanit.

Gazetarja e lajmi.net, ka shkuar ta vizitojë imamin e kësaj xhamie.

Imami tha se “Fero” e ka kënduar ezanin vetëm për ta incizuar veten e tij, e jo për thirrje për lutje.

Ai tha se “Fero” është i mirëseardhur që ta këndojë ezanin në xhami, por në fillim duhet ti mësojë disa rregulla për thirrjen e ezanit.

Imami më tej tregon se xhamia është e veçantë, pasi në katin e dytë gratë dhe vajzat mund të falen, dhe në rast se ato vinë me fëmijë, poshtë në bodrum të xhamisë ndodhet këndi i lojërave për fëmijët.

VIDEO

Lexo edhe:  Ra nga një lartësi derisa po punonte në Dragash, 63-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK