Nëse shihni këta persona raportoni menjëherë në polici

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informacion të mundshëm të kontaktojnë në numrin e telefonit 192.

Lexo edhe:  “E pamundur të hidhen 4 persona njëherësh”, çfarë u gjet në vendngjarje, ja ku ndodhi akti fatal i Almës