Këta janë të dyshuarit që vodhën materiale në vlerë të rreth 20 mijë eurove në Ferizaj

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese, e jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda.

Së fundi në prangat e Policisë kanë rënë edhe tre persona në Ferizaj, të cilët dyshohet se kryen vjedhje të rëndë rreth një muaj më parë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tre të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur materiale në një objekt i cili ishte në ndërtim e sipër.

Gazeta Sinjali zbulon të dyshuarit janë: Bleart Krasniqi 2005, Arlind Murtezi 2002 dhe Blendrit Fazliu 2005.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë dhe do të hetohen për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Ndërsa, sipas denoncimit të personit përgjegjës, vlera e dëmit të shkaktuar kap shifrën e rreth 20 mijë eurove.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Virusi ende gjallë, kthehen rastet e infektimit në Kosovë