Tri karakteristikat të cilat e bëjnë të veçantë këtë muaj të Ramazanit në këtë vit – Flet Hoxhë Goga

Hoxha Enes Goga në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka treguar tri karakteristikat që e bëjnë të veçantë këtë muaj të shenjtë të Ramazanit në këtë vit.

Sipas këtyre karakteristikave hoxha thotë se ka një rritje të madhe të besimtarëve të cilët po e agjërojnë muajin e Ramazanit, raporton Gazeta10.

E para është një numër enomrë i besimtarëve i të rinjëve dhe të rejave të cilët po e agjërojnë muajin e Ramazanit dhe nëse e bëjmë një krahasim më vitet e tjera po e agjërojnë më shumë besimtar në këtë vit se sa në vitet e kaluara, e dyta e kemi bërë një sondazh jo profesional i cili ka rezultuar se në shkollat e mesme është një numër jashtëzakonisht i madh i të rinjëve dhe të rejave që po agjërojnë dhe ka dal që mbi 50 % e nxënësve janë agjërueshëm, dhe veçoria e tretë është se xhamiat në komunën tonë i kemi përplotë, sepse pas Liberazimit të vizave edhe neve si komunitet fetar na ka përcjellë shqetësimi se shumë të rinjë do të dalin jashtë vendit, tha ai në Kanal10.

Hoxha shton se shumë fytyra të reja këtë vit po i frekuentojnë xhamitë.

Lexo edhe:  100 euro për studentët, vjen lajmi i fundit nga Qeveria