Njofton Xhevdet Pozhari: Ministria ka filluar procedurat që pensionistët mos të paraqiten çdo 6 muaj
Analisti Xhevdet Pozhari tash e sa ditë kishte nisur kampanjën, që Ministria e Financave të mos i obligojë pensionistët të paraqiten çdo 6 muaj.
Tash, Pozhari ka njoftuar se MF i ka nisur procedurat për eliminimin e këtij neni.
POSTIMI:
Ministria e Financave ka filluar procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj. Janë ftuar përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve të marrin pjesë në grupin punues.
Të hënën, ora 11.00, priten në takim nga departamenti i pensionistëve.
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve!
Dinjitet për pensionistët!