Mitrovicasi largohet nga Mynheni, lokali ku punonte i kushton fjalë të mëdha

Besnik Muharremi nga Mitrovica është larguar pas 18 vitesh nga Mynheni.

Në lokalin ku ai punonte si kryekamerier dhe në të njëjtën kohë si i preferuari i mysafirëve, ndjehet keqardhje e madhe nga stafi dhe mysafirët për largimin e tij, shkruan Jepi zë.

Për Besin, siç njihej në vendin ku punonte e jetonte, ka folur edhe Peter Fehler i cili e vlerësoi Besnikun për punën e palodhshme të tij dhe besnikërinë. Fehler tha se Besin nuk mund ta quaj shef por mik.

Por Besi nuk ishte i pëlqyer vetëm nga pronari. Të ftuarit gjithashtu e vlerësuan shumë atë dhe punën e tij. “Edhe nën stresin më të madh, ai qëndroi i qetë,” tha Fehler.

Miqësia dhe modestia e tij iu kishin lënë përshtypje dashamirëve të kuzhinës. Madje, ka arritur deri aty sa të ftuarit nuk kanë rezervuar më tavolinë me numrin e tij zyrtar të telefonit, por me numrin e tij privat. 42-vjeçari i njihte mysafirët e tij – dhe të ftuarit e njihnin atë.

Mitrovicasi u largua nga Mynheni për arsye familjare. Ai me gruan dhe tre fëmijët e tij do të shkojnë pranë Hanoverit.

Besi u shpreh se do t’i kujtojë shumë pozitivisht vitet e kaluara. Punën e tij në Mynih, edhe pse herë pas here sigurisht që ishte stresuese ai e lidh mbi të gjitha me argëtimin.

“Koha ime këtu do të jetë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime,” përfundon ai.

 

Lexo edhe:  Vërshime të jashtëzakonshme në Austri, i riu nga Kosova u del në ndihmë banorëve të zonës