Mitrovicë: Gjatë ditës në Ramazan lokalet janë të mbyllura – Qytetarët e pakënaqur
Ka një javë prej që kemi hyrë në periudhën e Ramazanit, në të cilën një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve agjërojnë.
Lidhur me këtë një pjesë e lokaleve po qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës edhe nga fakti që nuk kanë shumë klientë, por ndoshta edhe nga lodhja gjatë kësaj periudhe.
E në Mitrovicë, qytetarët u shprehën të pakënaqur rreth faktit të mbylljes së këtyre lokaleve, duke thënë se jo të gjithë agjërojnë, e nuk po kanë se çka të bëjnë gjatë ditës kur dalin në qytet.
Gazetarja e lajmi.net, ka treguar disa nga lokalet të cilat nuk punojnë gjatë ditës, ku shihet se është një numër mjaft i madh i tyre.
“Pse me i mbyllë? Jo krejt njerëzit agjërojnë”, tha një nga qytetaret.
Sheshet aty, si pasojë e kësaj po janë të zbrazëta.
E pas iftarit, gazetarja u paralajmërua se ka frekuentim mjaft të lartë, duke marrë parasysh se edhe lokalet hapen gjatë kësaj kohe.