Njihuni me burrin e madh të Llapit, që i dha shumë Kosovës

Llapi dhe Gollaku historikisht kanë dhënë burra e gra që në etapa të ndryshme të historisë së popullit shqiptar, i kanë dhënë shumë kombit, shkruan Llapi.info.

Një nga ta padyshim që është edhe Sheqë Dushkolli.

Burri me plis që pushoi së jetuari fizikisht në vitin 2020, por që emri dhe të bëmat e tij vazhdojnë të na përcjellin sot e kësaj dite.

Furnizues i UÇK-së, ushtar i mirë i Kosovës dhe kontribues para dhe pasluftës.

Sheqë Dushkolli, ishte njëri nga emrat më të spikatur të Llapit e Gollakut dhe jo vetëm, përgjatë para, e posaçërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit, Sheqë Dushkolli, përveç trimërisë njihej edhe për urtësinë dhe motivimin e ushtarëve të tjerë.

Njerëz si baca Sheqë janë të rrallë dhe veprimtaria dhe emri i njerëzve të tillë nuk pushojnë asnjëherë.

 

Lexo edhe:  Trupa shtesë të Britanisë po vijnë në Kosovë