Reduktime të energjisë elektrike në këto qytete
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 18.03.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si i rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërpritet:
Dalja 10kV Prilluzha (kodi: 18024003) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.
Vendet: Fidanishte , Fidanishte Kastriot , Hashanët, Elektro Monti, Palaj, Stanovci i Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.
Gjakovë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërpritet:
Dalja 10kV Raq-Moglica (kodi: 81000117) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.
Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Rr.Minatori, Shote Galica, Fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë, Zhub.
Arsyeja: Mirembajtje preventive – Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 35/10 kV Lladovë do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Zhegra (kodi: 61066006) prej orës 10:30 deri në ora 15:00.
Vendet: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Çeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj, Demirt, Stançiq.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.