Vdes veprimtari i njohur i cështjes kombëtare dhe pronari i librarisë “Galdimi” në Mitrovicë

Familja Pllana nga fshati Kçiq ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre

Sot ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, Banush Pllana, shkruan Jepi zë.

I ndjeri ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare që u angazhua për vendin tonë ndërsa në qytetin e Mitrovicës njihej edhe si pronar dhe themelues i librarisë “Galdimi”.

Njoftimi i plotë nga familja:

Njoftim mortor!

Të dashur familjarë, miq e dashamirë,

Me pikëllim të thellë ju informojmë që sot në moshën 77 vjeçare ndërroi jetë bashkëshorti, babai, vëllau, gjyshi ynë Banush Pllana.
Varrimi do të bëhet sot e shtunë, në kohën e Ikindisë, në orën 15:08, në varrezat e Lagjes Pllana, Kçiq i Madh, Mitrovicë.

Do na mungosh përjetësisht dhe do të kujtojmë gjithmonë.

Lexo edhe:  Policia sulmohet me koktej molotovi në veri, digjet edhe një pikë statike