E kishte akuzuar për dhunë, babai i Sarës lajmërohet dhe ka disa fjalë për vajzën e tij
Marrdhënia e ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordenit dhe këngëtarit Bardhi ka qenë në krye të mediave rozë për plotë disa javë.
Pas shumë reagimeve gjatë javës së fundit, tashmë ka folur edhe babai i Sarës i cili sot përmes një videoje ka folur për raportin e tij dhe nënën e ish-banores, ku sipas tij arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia nga nëna e Sarës.
“Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”, shkruan TopChanel.
Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë.
“Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë”, tha ai.