Shokët ia çojnë në vend amanetin e fundit humanistit që u aksidentua për vdekje në Vushtrri
Mentor Merovci, humanisti nga Vushtrria, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës, para se të vdiste kishte kërkuar të bëhej një vepër humane në muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Kështu që pak para se të ndërronte jetë Merovci, kishte shkruar një status në “Facebook” ku kërkonte që të shpërndahen hurme dhe ujë për personat që koha e iftarit i gjen në kolona.
Ndërsa sot shokët e tij janë mobilizuar për të ia përmbushur atij amanetin.
Ata kanë shpërndarë hurme dhe ujë në komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë, tre të tjerë si pasojë e aksidentit ishin të lënduar rëndë.
Në mesin e të lënduarve nga aksidenti është edhe djali 20-vjeçar i Mentor Merovcit.