Hiqen tabelat me shkrime çirilicë ne veri, vendosen me shkronja normale dhe në shqip
Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ka filluar sot vendosjen e tabelave të komunikacionit me emrat e vendeve në veri të Kosovës. Në to, emrat e vendeve janë të shkruara në dy gjuhë – fillimisht në shqip, pastaj në serbisht.
Këto tabela i kanë zëvendësuar ato me shkrime çirilicë.
Policia e Kosovës i ka siguruar ekipet që lëvizin nga Rudari në Jarinje, deri sa heqin tabelat ekzistuese në vendet ku hasin, raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”.