Përfshihet nga zjarri Gjykata Themelore në Kaçanik

Gjykata Themelore në Kaçanik është përfshirë nga zjarri. 

Burime të Indeksonline pohojnë se zjarri ka nisur gjatë natës.

Akoma nuk dihet se çka kanë qenë shkaktarët e tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Raka”.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Vetaksidentohet një veturë në Podujevë, lëndohen tre persona