Xhuli tregon si u arrestua në ditën e pavarësisë

Juliana Nura, e njohur ndryshe edhe si “Xhuli”, ka treguar një ngjarje të hidhur që i ka ndodhur më 17 shkurt, ditën e pavarësisë së Kosovës.

Në një “Insta-Story” ajo ka shpjeguar se si është ndalur nga policia në stacionin e Shtërpcës dhe për disa orë ka qëndruar me pranga.

Ajo thotë se pikërisht atë ditë mbërriti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe teksa po udhëtonte u ndalua nga policët në Shtërpcë.

Xhuli tregon se policët i përkisnin kombësisë serbe dhe se të njëjtit i folën asaj serbisht.

Ky ishte momenti të cilin Xhuli shpjegon se nuk e honepsi dot, duke treguar se filloi t’iu bërtasë dhe t’i shajë.

Ajo thotë se të njëjtit i uroi për pavarësinë e Kosovës, por që policët ia kthyen me fjalë në gjuhën serbe.

Xhuli thotë se nuk është fare pishman për sjelljen e saj.

Ndiqni më poshtë rrëfimin.

Lexo edhe:  Edona James-it i del gjoksi jashtë teksa vallëzon